Nëse s’kapni dot shërbimin Onion që po kërkoni, sigurohuni se keni dhënë saktë adresën Onion prej 56 shenjash; qoftë edhe një gabim i vockël do ta pengojë Shfletuesin Tor prej të qenit në gjendje të mbërrijë te sajti. Nëse ende s’jeni në gjendje të lidheni me shërbimin Onion, ju lutemi, riprovoni më vonë. Mund të ketë ndonjë problem të përkohshëm lidhjeje, ose operatorët e sajtit mund të kenë lejuar daljen nga funksionimi pa lajmëruar.

Mundeni edhe të garantoni se jeni në gjendje të përdorni shërbime të tjera Onion, duke u lidhur me shërbimin Onion të DuckDuckGo-së.